Pas problemeve me drejtësinë italiane, Elsa Lila është rikthyer edhe në rrjetet sociale.
Vetë artistja ka bërë me dije se do të rikthehet në Shqipëri, duke lajmëruar edhe për një këngë të re që po përgatit për publikun. Por duket se Elsa Lila e ka marrë seriozisht rikthimin dhe së fundmi ka rikujtuar edhe nëj ndër këngët e saj më të suksesshme, atë me Pirro Çakon. “Diferenca je ti” with Pirro Çako! Kujtime të shkëlqyera,këngë e madhe,festival i madh! Ishim pjesmarrës në festivalin në 2007! Përqafime Pirro, perqafime Pali Kuke”, ka shkruar ajo krah këngës.
Vetëm pak muaj më parë, Elsa Lila pushtoi mediat italiane dhe vendase, teksa u njoftua arrestimi i saj, së bashku me një grup kriminal në Romë. Këngëtarja e njohur u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme dhe u lirua nga të gjitha akuzat. Kujtojmë se disa muaj me parë Elsa Lila u la e lirë nga autoritetet italiane dhe se ndaj saj u pushuan të gjitha akuzat. Avokati dhe njëherazi daja i saj, Sajmir Visha tregoi asokohe se e gjitha ka qenë një keqkuptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vjellë vrer ndaj këngëtares.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha për Syri Tv.Këngëtarja shqiptare u arrestua më 16 Mars të këtij viti nga policia italiane pas operacionit për shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafik droge. Blutë italianë vunë në pranga 9 persona mes të cilëve edhe këngëtarja 40-vjeçare Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë financiare të grupit kriminal./ Panorama Plus