Komisioni për “Territorialen”/ “Pushteti vendor dhe qendror duhet të koordinohet”, Kapllanaj: Problem ndarja e granteve! Të mos mbetet në orekset e çdo kryeministri

Kapllanaj

Në dëgjesën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale, kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj u shpreh se Reforma Territoriale përveçse u bë pa dëgjesë publike ka edhe problematika. Ai u shpreh se kjo duhet të ndryshojë dhe se sipas tij një tjetër problematikë është edhe ndarja e granteve, që sipas tij nuk duhet të mbetet në orekset e çdo kryeministri.

“Rishikimi i ndarjes territoriale është problemi i parë për të vijuar të pas me ndarjen e granteve. Nuk duhet të ngelet në oreksin e cilido kryeministër. Nuk kemi asnjë kompetencë edhe kur kemi mësues apo drejtori të papërgjegjshëm. Ne duhet që pushteti vendor të jetë i rëndësishme dhe afër qytetarëve duhet të ketë një koordinimin mes pushtetit vendor dhe qendror. Kështu mendoj se do të jemi sa më të harmonizuar dhe më afër”, tha Kapllanaj.

Arena e Lajmit

Komisioni për “Territorialen”/ “Pushteti vendor dhe qendror duhet të koordinohet”, Kapllanaj: Problem ndarja e granteve! Të mos mbetet në orekset e çdo kryeministri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook