Dëshmi tronditëse vijnë nga shoku i 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili humbi jetën në rrethana ende të panjohura në duart e policisë,.
Shoku i tij, i cili ishte bashkë me të gjatë arrestimit dhe u shoqëruar edhe ai në komisariat, rrëfen ndër të tjera për “Abc”, se e ka parë duke dhënë shpirt në komisariat.
Ai thotë se ka dëgjuar efektivët duke thënë ‘shpejt, shpejt se iku”, ndërsa thotë se e kanë dhunuar edhe në makinë edhe në komisariat.
“Ishe një efektiv policie me m’u, pasagjer. Më tha edhe kuksian edhe gangster. Unë i thash që me djalin silluni mirë sepse do t’ju mbesë në dorë. Unë e kam marrë vesh në komisariat që Leari u paska ik policëve 300 metra me vrap, kushdo që të ishte edhe të kishte 1 kg do e hidhte. Ata duan të mbulojnë policinë ta mbulojnë. E ëma atë djalë ka pasur, duke dëgjuar këto lajme po u del shpirti.
Learin e kanë goditur me shkelma, grushte, ishin 2-3 polica. Një nga policët ishte djalë i ri, 22 vjeç maksimumi ishte. Ai ishte gangster dhe jo polic. Na tha nuk më njihni mua. Leari ishte i lidhur me pranga nuk ka bërë rezistencë.
Në pjesën e epilepsisë e kam marrë vesh para 2 javësh. Në komisariat Leari ka qenë i shtrirë, po përpëlitej, s’më kanë dhënë ta ndihmoj. Dëgjova që ‘shpejt-shpejt se iku’. E kam parë në moment të fundit që ka dhënë shpirt në komisariat, aty dha shpirt, në rajon. Sigurisht shoku im i ka folur me tone të larta dhe këto janë kthyer me duar, por ama duhet ta pranojnë”, tha ai.