“Territorialja”, Dhurata Çupi: Ku jemi sot? Keni bërë vetëm propagandë, mos e paraqisni si të jashtëzakonshme

640 0 1662535394xgsdvpng 207

Në dëgjesën e sotme zhvilluar në Komisionin për reformën Territoriale,  Dhurata Çupi tha se në sallë duhet të ishte vetë kreu i Bashkisë Tiranë , Erion Veliaj, për t’i treguar qytetarëve sipas saj se nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë.

Duhet të vinte vetë kryetari i Bashkisë, ai duhet të ishte aty ti tregonte qytetarëve që nuk ka mundur dot të mbajë bashkinë. E rëndësishme është që nuk vjen ai. Kjo tregon se ju e keni paragjykuar këtë raport, dilni në media e thoni se si është kjo reformë e më pas jepni deklarata. Mos jepni deklarata deri sa të ketë përfundime. Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk vjen tregon shumë”,  deklaroi Çupi.

Gjithashtu ajo shtoi se kjo reformë nuk duhet paraqitur si e jashtëzakonshme , pasi deri më tani sipas saj është bërë vetëm propagandë

“Do ta vlerësonim shumë nëse do të fokusoheshit tek reforma, çfarë u synua dhe ku jemi sot. Unë jam e qartë se nuk do ta pranoni se është e dështuar, por mos thoni se është e jashtëzakonshme. Është bërë vetëm propagandë”, tha ajo.

Arena e Lajmit

“Territorialja”, Dhurata Çupi: Ku jemi sot? Keni bërë vetëm propagandë, mos e paraqisni si të jashtëzakonshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook