Ka vazhduar debati mes bashkëkryetares, Dhurata Çupi dhe kreut të Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, në dëgjesën e Komisionit për Reformën Territoriale, me kryetarët e bashkive.
Debati nisi për numrin e punonjësve, për të cilën Çupi tha se janë 788, ndërsa kjo u kundërshtua nga Ndreu.
Pjesë nga debati:
Çupi: Kam kërkuar informacion për numrin e punonjësve të bashkive, s’mund të më thuash ti mua nuk kupton.
Ndreu: Ka dy ndarje
Çupi: Dy ndarje pra po të citoj dhe unë
Ndreu: Ndarja është gabim. O zonjë të lutem, Çdo bashki ka edhe funksione të tjera… Të dyja bashkë bëjnë aq, të ndara nuk bëjnë aq.
Çupi: Nuk të lejoj të më thuash s’e kupton
Ndreu: Po ta them prapë, nuk e kupton.
Denaj: Shifra do të vijë sërish me email dhe e diskutojmë.
Arena e Lajmit