“Duhet të përmirësohemi, Milani gati për dhjetë ditë”, Pioli: Të rikthejmë magjinë, Champions-i është objektivi ynë!

Mezi e kishte pritur dhe më 4 korrik kuqezinjtë u mblodhën nën urdhrat e tij. Po flasim për Stefano Piolin, i cili me rastin e grumbullimit të kampionëve të Italisë, ka dalë edhe në konferencën e tij të parë për mediat në këtë sezon të ri.

pioli

Si e gjetët grupin dhe a do t’i mbani të gjithë në skuadër?

Grupi ishte një nga sekretet tona. I kemi besuar çdo lojtari, por secili nga ne duhet të vihet në diskutim për këtë sezon të ri, sepse asnjëri nuk ka arritur maksimumin e tij. Gjatë pushimeve kemi qëndruar në kontakt dhe jemi të vetëdijshëm se do të na kërkohet më tepër. Do të doja nga dy lojtarë për rol, megjithatë 29 elemente janë tepër.

Çfarë prisni nga merkatoja?

Ishte një verë e bukur, por tani duhet t’i përvishemi punës. Na nevojiten lojtarë që të përshtaten me lojën tonë. Siç thashë, mund të përmirësohemi ende shumë. Cilësitë i kemi, por mund të bëhemi më të fortë. Jemi Milani dhe duhet të kërkojmë gjithmonë fitoren.

Ku mund të përmirësohet kjo skuadër?

I kemi disa ide, por duhen vlerësuar rrethanat. Pobega është kthyer nga huazimi, i cili ishte frytdhënës për të. Mund të na japë shumë, ashtu si Adli që është një lojtar interesant. Për nevojat e tjera do të dijë klubi të na gjejë zgjidhje. Nga ana ime, mund të them se na nevojiten lojtarë për të zhbllokuar ndeshjet e mbyllura.

A do të jetë Ibra pjesë e Milanit të ri?

Flas me të çdo mëngjes dhe është në bisedimet për rinovimin. Është mirë dhe po e merr veten. Uroj të na bashkohet së shpejti, por sigurisht jo për të luajtur. Sidoqoftë, prania e tij ka rëndësi, sepse është një kampion i vërtetë.

Cilat janë pritshmëritë nga Leao?

Mund të bëjë më tepër, por kjo është normale, sepse ka moshë të re. Vjet i kaloi 10 golat e mund të shënojë më tepër, sepse i ka cilësitë.

Deri ku mund të arrini në Europë?

Përvoja e vjetshme na shërbeu, megjithatë nuk synojmë Champions-in, sepse ka ekipe që mund të shpenzojnë shuma që ne as i ëndërrojmë dot. Në sezonin e kaluar për pak sa nuk e kaluam grupin. Të shohim shortin dhe le të mundohemi të bëjmë maksimumin.

pioli

Ju pëlqejnë Dibala e De Ketelere?

Dy profile të ndryshme mes tyre. Unë ndihem i mbrojtur, sepse kam drejtues që do të dinë të marrin vendimet e duhura.

A mund të jetë Zieh një profil i duhur?

Nuk e di, megjithatë mund të them se Mesias zhvilloi një sezon cilësor.

Si i përjetuat rinovimet e Maldinit e Masarasë?

Me qetësi të madhe. Ne vijuam punën, sepse nëse vjet arritëm rezultate, kjo ishte falë forcës së bashkimit që kemi pasur.

Vjet dëshironit më tepër pikë. Po sivjet?

Mendja ime është te rrugëtimi e jo tek objektivat. Sigurisht, do të luajmë për të fituar e duhet të kemi kujdes në ndalesën për Botërorin. Edhe përgatitjet do të bëhen me atë fokus, në mënyrë që të jemi sa më gati për 21 ndeshjet në 90 ditë që do të luajmë nga gushti në nëntor.

A mund të jetë Pobega sivjet si Tonali në sezoni e kaluar?

E uroj me shpirt. Është rritur shumë dhe ka karakteristikat e duhura për të bërë mirë me ne.

Po Adli si ju duket?

Është shumë interesant, sepse di t’i largohet mbulimit dhe të vertikalizojë. Duhet kuptuar se ku mund të luajë, por është një djalë inteligjent, të cilin do ta studioj këto javë.

Pioli

Mendoni se jeni me vonesë krahasuar me rivalët?

Di të them se më 13 gusht do të jemi gati, por si trajner do të më vinte mirë sikur grupi të ishte i formuar që sot. Jemi të hapur për ndryshime, megjithatë bazën e kemi solide, ndaj që më 15 korrik unë mund të rreshtoj një formacion konkurrues.

Mund të ndryshoni modul duke kaluar në një mbrojtje me tre lojtarë?

Gjithçka mund të ndodhë. Rikthimi i Kjaerit është lajm pozitiv, sepse vjet më mungoi shumë jashtë e brenda fushe. Për karakteristikat që kemi, mund të luajmë me tre mbrojtës, sidomos nëse shfaqim vëmendjen e duhur.

Largimi i Romanjolit ju privon nga një mëngjarash. Si do t’ia bëni?

Tomori luan me të djathtën, por i pëlqen të luajë në të majtë, ashtu si edhe mua kur isha i ri. Kemi kohë për të vlerësuar se çfarë na nevojitet dhe klubi është gati për të ndërhyrë.

Cilat janë konkurrentet e Milanit?

Janë 5-6 të tilla. Vjet bëmë një magji duke fituar titullin, ndaj mezi pres 15 korrikun për ta rigjetur atë shkëndijë, sepse është e dobishme në punën e përditshme dhe si pikë referimi.

Si ju duket kalendari i skuadrës suaj?

Ndeshje të lehta nuk ka dhe niveli në Itali është tejet i lartë, ndaj çdo rival duhet përballur me vëmendje të madhe. Djemve ua përsëris se ndeshjet i përgatisim për t’i fituar, ndaj mundësi suksesi më të mëdha kanë ata që përgatiten më mirë.

Edhe pse jeni kampionë, përsëri nuk ju cilësojnë si favoritë…

Më vjen mirë, sepse edhe vjet na thoshin se ishim për vend të pestë.

pioli 1

Nga Origi, çfarë prisni konkretisht?

Aspekti më i rëndësishëm janë hierarkitë: do të ketë, por do të jenë ndeshje pas ndeshje. Ka qenë gjithmonë mënyra ime e stërvitjes dhe forca jonë. Nuk kam në kokë një skuadër me titullarë. Duhet të kemi 22 titullarë. Kemi shumë ndeshje për të menduar se Theo Hernandez, i cili është një fenomen fizikisht, mund t’i luajë të gjitha. Nuk është e rëndësishme të mendosh se cila është hierarkia, por të kesh dy lojtarë të fortë me karakteristika të ndryshme, që është gjëja më e rëndësishme që ekziston. Në një futboll kaq taktik dhe të bllokuar është e rëndësishme. Origi ka përvojë dhe pres shumë prej tij.

Nëse do të vinit bast për një lojtar, cili do të ishte?

Benaser, sepse e di se çfarë mund të na japë.

Çfarë do të përsërisni nga zgjedhjet e sezonit të kaluar?

Nuk i kam harruar gabimet dhe synoj të përmirësohem. Megjithatë, gjërat e mira duhen ruajtur, sepse pavarësisht gabimeve, në fund ia dolëm mbanë.

Më e lehtë të fitosh apo të konfirmohesh fitimtar?

Nuk ishte e lehtë të triumfonim, por steka duhet ngritur.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI


Loading…

Loading…

“Duhet të përmirësohemi, Milani gati për dhjetë ditë”, Pioli: Të rikthejmë magjinë, Champions-i është objektivi ynë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook