Reforma Territoriale, Vangjel Dule: Si shpjegohet që s’keni arritur të parandaloni shpopullimin e vendit? Propozoni hapësira bashkëpunese me sektorin privat

Reforma

Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ekonomisë, anëtari Vangjel Dule u shpreh se ai u shpreh se Reforma Territoriale nuk ka arritur pritshmëritë me të cilat u prezantua. Gjatë kësaj mbledhjeje më tej ai shtoi se kjo reformë nuk ka dhënë rezultat në skaje të largëta të vendit, dhe sipas tij nuk është arritur aspak të parandalohet shpopullimi i vendit.

“Demokracia nuk është një proces që nis me ditën e zgjedhjeje, por një proces i vazhdueshëm. Duhet të kuptoni se ka shumë probleme. Ju u mëshoni administrimit duke kërkuar përsosmëri, por jemi në demokraci. A ka një harmoni në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku shumica nuk kanë asnjë lidhje me komunitetin lokal? A mendoni se duhet ndërhyrë në ligj që të garantohet standarde më të lartë për pushtetin lokal? U fol për fshatra, por ka probleme që nuk janë frenuar, ju pretendoni se me këtë reformë jeni të kënaqur që ofroni shërbime në skajet më të largëta administrative atëherë si shpjegohet se nuk keni arritur të ngadalësoni procesin e shpopullimit në këto zona. Do të doja gjithashtu të thoja se nuk është synimi i këtij komisioni të vlerësojë nëse administrata e njërës bashki funksionon më shumë sot se e djeshmja…E mendoni si ndihmues që shërbime që i ngritët se keni nevojë për specialistë, pse nuk i propozoni qeverisë të ndërmerren nismat e duhura ligjor që të krijohet më shumë hapësira bashkëpunimi e sektorin privat”, tha ndër të tjera”, tha ai.

Arena e Lajmit

Reforma Territoriale, Vangjel Dule: Si shpjegohet që s’keni arritur të parandaloni shpopullimin e vendit? Propozoni hapësira bashkëpunese me sektorin privat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook