Qeveria skenar për ndërprerje të energjisë pas orës 22:00? Balluku: Do të ketë masa drastike! Së shpejti do të prezantojmë…

Balluku

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv/kryeministrja Belinda Balluku në një komunikim për mediat, ka paralajmëruar ndërtuesit se për këdo që ka shkelur lejen do të ketë investigim dhe do të përballen me ligjin.

Gjithashtu ajo u pyet edhe në lidhje me energjinë elektrike, nëse do të ketë ndërprerje të energjisë pas orës 22:00.

Ajo u shpreh se në lidhje me këtë çështje do të ketë një komunikim tjetër me detaje më të hollësishme ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ku edhe do të njoftohen masat drastike sipas saj.

Pyetje: Vende të ndryshme po diskutojnë ndërprerje të energjisë pas orës 22:00? A do të ketë masa në vend?

“Nuk më rezulton që Qeveria do të marrë këtë masë, do të ishte një masë emergjence shumë e madhe, nuk ndodh kjo, pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik, Gjermania e ka aplikuar këtë, ndriçimi ndodh nga ora 4 pasdite deri në 10 të darkës, kjo në ambientet publike. E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë dhe vendet e tjera, nesër do të bëjmë publike në orën 09:00 prezantimin e paketës për energjinë dhe masat drastike që do të merren”, u shpreh Balluku.

“Për çdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen apo të ndërtuar pa leje, do të ketë një investigim edhe për institucione që kanë detyrë kontrollin e territorit dhe këto gjëra ndodhin nën hundën e tyre. Ky është një proces që e kemi studiuar dhe nuk do të ketë tolerancë për ndërtuesit që kanë shkelur lejen. këto ndërtesa do të përdoren për të akomoduar familje në nevojë. VKM-ja i jep tre mundësi drejtuesit që ka kryer shkelje”, tha Balluku.

Arena e Lajmit

Qeveria skenar për ndërprerje të energjisë pas orës 22:00? Balluku: Do të ketë masa drastike! Së shpejti do të prezantojmë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook