Barcelona ka një pakt me Levandovskin, transferimin e sulmuesit te katalanasit e ka në dorë…

E ardhmja e Robert Levandovskit te Barcelona është e gjitha në duart e agjentit të polakut Pini Zahavi. Të paktën kështu bën me dije gazeta “Mundo Deportivo”.

levandovski

Ajo ka zbuluar një bisedë mes klubit katalanas dhe agjentit të lojtarit. Zahavi i ka konfirmuar Barcelonës se me 40 milionë euro mund të arrijë t’ia shkëpusë Levën Bajernit dhe ta sjellë polakun në “Camp Nou”.

Jo më kot Barcelona ka nxituar t’u bëjë këtë ofertë gjermanëve për t’i bindur të lejojnë largimin e sulmuesit. Deri më tani Barcelona ka hasur në refuzimet e njëpasnjëshme të gjigantëve të Mynihut. Dhe tani Barça i ka varur shpresat tek agjenti i lojtarit Pini Zahavi, i cili është me pushime në Majorka.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Barcelona ka një pakt me Levandovskin, transferimin e sulmuesit te katalanasit e ka në dorë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook