Formacioni i mundshëm/ Shehi mbyll përgatitjet para sfidës me Dudelanzhin, stërvitje për shënjestrën dhe lojën nga ajri

Tirana mbyll përgatitjet në tokën shqiptare me një seancë të plotë në “Selman Stërmasi”. Trajneri Orges Shehi kërkoi nga ekipi që të ishte i qetë për të mos pasur dëmtime, teksa bardheblutë punuan më shumë në dy drejtime: i pari për gjuajtjet në portë dhe i dyti për lojën e ajër. Jo vetëm kaq, por Shehi vazhdoi të rreshtonte në mënyrë të saktë lojtarët që të mos gabojnë në fushën e lojës.

Orges Shehi

Gjuajtjet në portë – Për 30 minuta, trajneri i Tiranës vendosi skuadrën që të punonte me gjuajtjet në portë dhe se si të shkonin te goli. Tirana punoi me skemat e lojës dhe mënyrën për të shkuar te goli.

Loja nga ajri – Një tjetër merak i Orges Shehit është loja nga ajri. Futbollistët punuan shumë me stafin teknik për të bllokuar krosat e rrezikshëm të kundërshtarit, ndërsa trajneri ka qenë shumë strikt me qëndrimin në fushën e lojës.

NDESHJA – Në fund, Shehi organizoi edhe një takim mes dy skuadrave. Ra në sy ingranimi i plotë i Hilës dhe Isenit tek ekipi i dytë, ndërsa Qefalija mori një goditje në këmbë. Najdovski, si zakonisht, ishte i papërmbajtshëm në fushë, me ndërhyrjet e tija.

ANALIZA – Prej ditësh, stafi i Tiranës dhe një staf ndihmës po analizojnë skuadrën nga Luksemburgu. I janë parë të gjitha takimet, ndërsa është arritur në konkluzionin që kundërshtari, jo vetëm që është i përgatitur taktikisht, por edhe fizikisht. Tiranës i duhet një ndeshje perfekte për të marrë rezultat pozitiv. Dy vite më parë, Tirana në Europë kaloi dy ture.

Në aventurën e fundit europiane, Tirana ka eliminuar Tbilisin. Në takimin e fundit në Champions League, ka shkëlqyer kundër serbëve të Crvenës. Bardheblutë patën fat dhe me short shkuan në “play off”-in e Europa League ndaj Jang Bojsit.

FORMACIONI – Tirana pritet të luajë me një 11-she duke filluar nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski eIsmajlgeci në mbrojtje. Në mesfushë Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshjaXhixha, Seferi dhe De Silva.

Pokështu, formacioni mund tëndryshojë nëse Shehi aktivizonHilën në vend të Aleksit nëmesfushë. Tirana kërkon më tëmirën. Në këtë moment qëflasim, veç Likës, në stol janëZhivanaj, Përgjoni, Hasani, Hilae lojtarë të tjerë që fare mirëmund të luajnë titullarë tebardheblutë.

tirana (2)

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Formacioni i mundshëm/ Shehi mbyll përgatitjet para sfidës me Dudelanzhin, stërvitje për shënjestrën dhe lojën nga ajri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook