Qeveria i jep stafit të ambasadës së Iranit 24 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria

Edi Rama43333

Pas vendimit të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, ambasadës së këtij vendi në Tiranë i është dhënë një afat 24 orë për t’u larguar nga Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për mediat se “Këshilli i Ministrave ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranin.

Ky vendim i është bërë të ditur me notë zyrtare ambasadës së Iranit të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatic dhe tekniko- administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë”.

Sipas tij; “Kjo masë ekstreme aspak e dëshiruar por krejtësisht e detyruar është në proporcion të drejtë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik i cili rrezikoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasurisë dhe kaosit në vendin tonë”.

Arena e Lajmit

Qeveria i jep stafit të ambasadës së Iranit 24 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook