EKSKLUZIVE/ Osmani nga Luksemburgu: Duhet shumë uri në Europë, ja pse është shans i artë për lojtarët e Tiranës

Drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, e ka cilësuar si shumë të rëndësishme ndeshjen e nesërme kundër Dudelanzhit, e vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampionëve. Ai është besimplotë se skuadra mund t’ia dalë mbanë, por sipas tij duhet përqendrim dhe shumë uri për t’ia dalë mbanë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” drejtori i Tiranës lëshon edhe një apel për lojtarët bardheblu: “Për të bërë gjëra të mëdha dhe për të siguruar fammiljen duhet që të tejkalosh kampionatin shqiptar. Lojtarët e sigurojnë familjen e tyre kur bëjnë mirë edhe në arenën europiane dhe kapin kontratën që u jep garanci financiare për të ardhmen. Pikërisht për këtë arsye duhet që të bëjnë më të mirën sa herë që u jepet mundësia në nivele të tilla, sepse i rrisin vlerën vetes dhe klubit”, deklaroi Osmani nga Luksemburgu ku ndodhet aktualisht skuadra bardheblu.

Osmani

Jeni përpara një ndeshje shumë të rëndësishme, ku luhet jo vetëm puna e një viti, por edhe një pjesë e së ardhmes. Si është gjendja e skuadrës?

Është vërtetë e rëndësishme, sepse si në këtë kohë, një vit më parë, ne kemi filluar stërvitjen dhe jemi përgatitur për gjithë kampionatin. Më shumë mund dhe seriozitet ia dolëm të fitonim titullin. Kurse kjo ka specifikën e vet, duhet të përgatitesh dy javë. Është ndeshje shumë e rëndësishme. Pra, janë vetëm dy ndeshje. Por është e para dhe mendoj se në këtë nivel ku luajmë ne nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, ose mund të them që janë zakonisht të forta me shortin që na ka rënë.

Sa shanse ka Tirana sipas jush kundër Dudelanzhit?

Mendoj që në momentin që bie bilbili të dy ekipet kanë shanset e tyre, por siç e kemi diskutuar edhe me stafin, shpresojmë të kemi edhe fatin me vete, sepse ne jemi të sigurt që skuadra do arrijë të dali para portës, por duhet edhe fati që të arrish të shënosh.

Si e keni parë skuadrën?

Skuadra është po ajo që kemi pasur. Prej saj janë larguar vetëm dy lojtarë. Është shumë e rëndësishme që të jetë thuajse 90 për qind e ekipit. Por dua të theksoj që më pëlqen atmosfera. Është po e njëjta dhe ka optimizëm. Djemtë janë po ata dhe duke qenë atmosfera e mirë në këtë moment të jep garanci.

Ju keni arritur në grupe dikur si lojtar me Skënderbeun. Çfarë ndjesie është ajo? Dhe a është kjo është ëndrra e Tiranës, pra e Osmanit, Shehit dhe e të gjithë të tjerëve?

Të jesh në grupe rrit nivelin futbollistëve në radhë të parë. Pse e them këtë? Sepse nëse një lojtar vlen 400 mijë euro, e sigurt që do të shkojë 700 ose 800. Por rrit edhe nivelin e një klubi dhe kur rrit nivelin e një klubi rriten financat dhe dihet që në kampionatin shqiptar janë shumë të rëndësishme, sepse jo vetëm presidenti i Tiranës, por të gjithë presidentët në Shqipëri në sport thuajse vetëm shpenzojnë. Nuk është ndonjë fitim i madh në futboll, sepse shpesh herë hedh lekë dhe nuk i merr mbrapsht. Mirëpo ndeshje si këto janë ato që të rrisin edhe nga ana profesionale, sepse të luash në grupe mëson.

Mendon që kjo skuadër është e duhura?

Edhe të jesh në një skuadër që nuk i ke këta lojtarë, të kesh lojtarë të tjerë, normalisht në çdo ndeshje do futesh dhe do besosh. Synimi është që në momentin që janë vendosur, kemi menduar që brenda dy-tre viteve të kemi një grup me një moshë të re, të etur për të fituar si në kampionat, por dhe në Europë të vazhdojmë gjatë dhe kjo është ajo që na jep besim të gjithëve, sepse këta djem janë të etur. Normalisht kur ka uri për sukses nuk mendojnë vetëm që të luajnë vetëm në kampionatin shqiptar. Ëndrra e tyre është të luajnë sa më lart, që normalisht është të luajnë në grupe dhe me pas të shihen.

Ju keni qenë edhe pjesë e Kombëtares, çfarë këshille u jepni këtyre djemve?

Unë po të kthehem të shoh edhe një herë veten time, me sinqeritet me shumicën e lojtarëve flas vazhdimisht dhe u them që ta harrojnë që janë bërë futbollistë. Futbollistë djemtë do të bëhen në momentin kur kanë siguruar familjen. Çdo të thotë kjo? Familja sigurohet kur ti ke arritur një kontratë shumë të mirë dhe atëherë ti je bërë vërtetë futbollist. Sepse të kënaqen në kampionatin shqiptar, nuk mendoj që ke siguruar familjen.

Nga i dërguari ynë në Luksemburg, Olsi Avdiaj – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Osmani nga Luksemburgu: Duhet shumë uri në Europë, ja pse është shans i artë për lojtarët e Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook