Emërimi i drejtorit të ri të policisë, Alibeaj: Makiazh për të mbuluar dështimet e qeverisë në përballje me krimin

Alibeaj 3

Pas zyrtarizmit me vendim qeverie të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ku në vend të Gledis Nanos është caktuar Muhamet Rrumullaku, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit përmes një mesazhi në “Facebook” thekson se ndryshimet ne kupolën e Policisë janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimet.

“Ndryshimet ne kupolën e Policisë së Shtetit janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar.
Kriminaliteti në shifra alarmante, lidhjet tashmë të faktuara të segmenteve të Policisë me bandat dhe implikimi i këtyre të fundit në procesin elektoral të 25 prillit është dëshmi e qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë të pamundur të përballen dhe aq më tepër të luftojnë me krimin.
Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend. Që mbi të gjitha është pjesë e vullnetit të munguar politik të kryeministrit dhe e hallkave që pengojnë luftën ndaj krimit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek qetësia dhe rendi publik.”, shkruan Alibeaj.

Emërimi i drejtorit të ri të policisë, Alibeaj: Makiazh për të mbuluar dështimet e qeverisë në përballje me krimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook