“Peshkaqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar”/ Tabaku reagon ndaj kryeministrit Rama: SPAK mos të stepet nga kërcënimet e tij

Tabaku4232

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar sot në lidhje me fjalën e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste.

Me anë të një postimi në Twitter, Tabaku ka deklaruar se për aferën e inceneratorëve, për momentin në burg janë vetëm dy persona, të cilët ajo i konsideroi si “cironka”, pra peshq të vegjël.

Deputetja demokrate ka shtuar se SPAK nuk duhet të stepet, nga ato që i quajti kërcënime dhe ankes të kryeministrit Rama.

“Peshkaqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.

Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë ps inceneratorëve”, ka shkruar ajo.

Arena e Lajmit

“Peshkaqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar”/ Tabaku reagon ndaj kryeministrit Rama: SPAK mos të stepet nga kërcënimet e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook