Gruaja e tij u gjet e vrarë në banesë, vetëdorëzohet në polici shqiptari Avni Meçja

Avnimecja

Avni Meçja i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij në Itali është vetëdorëzuar sot në policinë e Bolzanos. Sipas mediave italiane, shqiptari dyshohet se kishte udhëtuar drejt Shqipërisë, por në rrethana që nuk dihen ende, është rikthyer në Itali.

35-vjeçarja me origjinë rumune, Elena Mocanu, u gjet e vdekur pasditen e së dielës (23 tetor) në banesën e saj në qytetin e Tirolit.

Alarmin e dha vëllai i bashkëshortit së saj, i cili njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte dot me Avni Meçen. Kjo ka bërë që forcat e zjarrfikëses të hyjnë në shtëpinë e çiftit, ku gjetën gruan e pajetë të mbështjellë me batanije.

Gruaja e tij u gjet e vrarë në banesë, vetëdorëzohet në polici shqiptari Avni Meçja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook