“Skriniar sot është i Interit, por nuk i dihet”, Inzagi përgatit sezonin e ri: Portieri titullar do të jetë…

Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka folur sot në një konferencë për shtyp përpara nisjes së fazës përgatitore me skuadrën që do të nisë punën ditën e nesërme. Tekniku italian ka prekur tema të ndryshe si ajo e afrimeve në skuadër, por edhe lojtarëve që mund të largohen siç është Milan Skriniar.

INZAGI

 

“Ky sezon i ri normalisht do të jetë i veçantë edhe për shkak të Botërorit, do të luajmë 20 ndeshje në tre muaj dhe do të bëjmë gjithçka duhet për t’u gjendur gati.

Rikthimi i Lukakut është një goditje e madhe, por edhe sezonin e shkuar ishim sulmi më i mirë në Itali edhe pa të. Do të jetë një vlerë e shtuar, e ndjej që vjen me një dëshirë të madhe për të bërë mirë.

Skriniar? Të gjithë e dimë situatën financiare në të cilën gjendemi, drejtuesit po bëjnë maksimumin për të më ofruar skuadrën më të mirë të mundshme. Ai është një lojtar i Interit dhe do të jetë në grumbullimin e datës 10 korrik, por kurrë nuk i dihet merkatoja është e paparashikueshme siç ishte dhe rasti i Lukakut në vitin e shkuar.

Portieri titullar do të jetë Handanoviç, e meriton për shkak se të gjërave që na ka dhënë në gjithë këto vite në klub. Onana do t’i ketë mundësitë e tij, ja dimë vlerat. Do të jetë një sezon i gjatë ku të gjithë do të kenë mundësi të tregojnë se çfarë janë të aftë të bëjnë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Skriniar sot është i Interit, por nuk i dihet”, Inzagi përgatit sezonin e ri: Portieri titullar do të jetë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook