VIDEO/ Sekuestrimi i 522 mijë eurove dhe mallrave kontrabandë në Durrës, lihet në burg shoferi i autobusit, lirohen dy ndihmësit

Parate Durres

Shoferi i autobusit ku u gjetën 522 mijë euro do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për BalkanWeb se Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për shoferin Elidon Çela dhe masën detyrim paraqitje për 2 ndihmësit e tij Dritan Kamberi, 36 vjeç dhe Arnold Cankja, 32 vjeç.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzat: “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë Çela në dëshminë e tij në lidhje me sasinë e parave, ka thënë se paratë ishin kursime të familjes dhe se janë të ardhura të krijuara nga biznesi, madje është treguar i gatshëm të vërë në dispozicion edhe faturat.

VIDEO/ Sekuestrimi i 522 mijë eurove dhe mallrave kontrabandë në Durrës, lihet në burg shoferi i autobusit, lirohen dy ndihmësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook