Sulmi kibernetik i Iranit, reagon Lulzim Basha: Dëshmi e rëndësisë jetike të bashkëpunimit me SHBA dhe aleancës së NATO-s

20220224 210854 240222073 3 Wsxz586 1068x600

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Twitter lidhur me vendimin e qeverisë për t’i lënë 24 orë afat stafit të Ambasadës së Iranit për të larguar të gjithë diplomatët nga Tirana.

Sipas Bashës ky sulm dëshmon rëndësinë që kanë SHBA-të dhe aleanca e NATO-s për ta bërë Iranin përgjegjës.

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë dëshmon sërisht rëndësinë jetike që ka Aleanca e NATO’s për sigurinë tonë.  Ne u jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe qëndrojmë krah për krah aleatëve tanë në NATO për ta mbajtur Iranin përgjegjës dhe për të parandaluar kërcënimet dhe aktet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan ai.

Sulmi kibernetik i Iranit, reagon Lulzim Basha: Dëshmi e rëndësisë jetike të bashkëpunimit me SHBA dhe aleancës së NATO-s

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook