U zyrtarizua në klubin e ri përtej Atlantikut, Vrioni: Kam parë shumë futbollistë të talentuar që vijnë nga Europa

Xhakomo Vrioni është zyrtarizuar sot si futbollisti më i ri i skuadrës së Nju Inglënd Revolushën në MLS, me klubin e qytetit të Bostonit që bleu kartonin e sulmuesit të përfaqësueses shqiptare nga Juventusi. Vrioni ka nënshkruar deri në vitin 2025 me këtë skuadër me të drejtën e zgjatjes së kontratës edhe një vit, ndërsa pritet të ketë një rol kryesor në ekip.

vrioni

Një aventurë e re për golashënuesin më të mirë të edicionit të fundit në kampionatin austriak, një etapë të cilën duket se ai e pret me padurim.

“Jam shumë i entuziazmuar që nis këtë kapitull të ri në jetën time dhe në karrierë në Boston dhe MLS me Nju Inglënd Revolushën. Unë kam parë shumë futbollistë të talentuar që vijnë nga Europa dhe shkëlqejnë në MLS. Kjo është arsyeja pse unë besoj se kjo është koha e duhur që të ndërmarr këtë hap në karrierën time. Pres me padurim të takohem sa më shpejt me shokët e mi të rinj të skuadrës, trajnerët si dhe tifozët e Revolushën”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar pas zyrtarizimit të marrëveshjes.

Vrioni tashmë pritet që të marrë vizën për udhëtimin drejt SHBA dhe më pas do të kryejë vizitat mjekësore për klubin e tij para se të prezantohet zyrtarisht në ditët e ardhshme si futbollisti më i ri i kësaj skuadre.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

U zyrtarizua në klubin e ri përtej Atlantikut, Vrioni: Kam parë shumë futbollistë të talentuar që vijnë nga Europa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook