Erzeni dhe Kukësi janë skuadrat e vetme që fillimi i javës nuk i ka gjetur në fushë, pasi dje nisën nga puna Teuta, Egnatia, Bylisi dhe Kastrioti. Por sot verilindorët u japin fund pushimeve dhe nisin punë për sezonin e ri. Ndërsa për Erzenin nuk dihet se kur do të zbresë në fushë për të nisur punë për sezonin e ri.
Vetëm ky fakt, ku Erzeni mbetet ekipi i vetëm i Superiores pa datë për fillimin e punës, tregon se shijakasit janë prapa në çdo aspekt duke vënë edhe pikëpyetje mbi ecurinë dhe të ardhmen në edicionin e 84-t të Kategorisë Superiore.
Për momentin Erzeni figuron vetëm si emër, pasi askush nuk e di se çfarë organizimi do të ketë klubi, kush do të jetë trajneri i ri apo lojtarët që do të veshin fanellën shijakase në rikthimin pas 19 viteve në elitën e futbollit shqiptar.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…