Yuri Kim bisedë me Nikollën dhe Gjekmarkajn: Do takohemi me të gjithë drejtuesit legjitim që luftojnë korrupsionin

Kim Juri

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka takuar sot në Kryesinë e Kuvendit, kryeparlamentare, Lindita Nikolla dhe nënkryetarin demokrat, Agron Gjekmarkaj.

Në përfundim të takimit ajo tha se kjo bisedë është pjesë e traditës së ambasadorëve amerikanë në çdo nisje sesioni parlamentar, teksa vuri theksin te fakti që do të takohet me të gjithë drejtuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë rol në luftën kundër korrupsionit.

“Sapo kam zhvilluar takime shumë të mira me kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe nënkryetarin Gjekmarkaj. E kemi bërë pjesë të traditës që të takohemi me kryetarët e Kuvendit në fillim të çdo sesioni parlamentar.

Është e rëndësishme që të vazhdojmë të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve, mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike. Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Do të vazhdojmë të takohemi me të gjithë ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit”, tha ambasadorja Kim.

Yuri Kim bisedë me Nikollën dhe Gjekmarkajn: Do takohemi me të gjithë drejtuesit legjitim që luftojnë korrupsionin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook