Gjithçka nis nga Levandovski te Barça, Broja bëhet pjesë e një “dominoje” të vërtetë në merkato

Kryefjala e kësaj merkatoje duket të jetë transferimi i mundshëm i Robert Levandovskit te Barcelona, me lëvizjen e sulmuesit polak që pritet të shkaktojë një efekt “domino” në merkato ku pritet të përfshihet edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja.

broja

Bajerni i kushtëzuar nga nevoja për të zëvendësuar polakun duket se do të drejtohet në Serinë A, ku Viktor Osimen i Napolit pritet të jetë pista e parë në merkato me klubin italian që kërkon 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Napoli nga ana tjetër në rast se arrin të arkëtojë këtë shumë nga nigeriani do të tentonte afrimin e bomberit shqiptar, i cili ka qenë prej kohësh një nga objektivat e merkato, ku marrëdhëniet e mira napolitanëve dhe Çelsit do ta thjeshtësonin këtë akord.

E gjitha mbetet ende një hipotezë në letër, por shumë varët nga çështja “Levandovski” dhe sesi klubet e përfshira do të lëvizin në merkato për të përmbushur nevojat respektive.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Gjithçka nis nga Levandovski te Barça, Broja bëhet pjesë e një “dominoje” të vërtetë në merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook