E veshur me të brendshme dhe xhaketë xhins. Kështu del Julia Fox në publik kur shkon të bëjë pazarin (Foto)

Kohëve të fundit modelja e njohur Julia Fox ka ditur si të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve në daljet e saj duke paraqitur stilimet e çuditshme dhe të pazakonta në publik, të cilat të themi të drejtën duket se po i rikthen në një trend për vajzat.  

Ajo është fotografuar pranë një supermarketi ushqimor në Hollywood të dielën me një stil tejet të guximshëm. Modelja kishte veshur një palë të brendshme të zeza të shoqëruara me një xhaketë xhins, çizme deri tek gjunjët (950 dollarë) dhe çantë xhins të cilat kanë modelin e pantallonave të lidhura dhe të kthyera mbrapsht(835 dollarë), të gjitha nga stiluara nga dizanjeri Alexander Wang.

Të brendshmet e saj janë pjesë e koleksionit të ardhshëm Bodywear të Wang-ut, i cili nuk do të jetë i disponueshëm për dokëdo për t’i blerë deri më 13 korrik.

Dhe ajo nuk hezitoi të ‘mbronte’ veshjen e saj kur një llogari meme në Instagram u tall me stilin e saj të zhveshur .

“Unë thjesht mendoj se nëse është e pranueshme nga shoqëria në plazh, duhet të jetë e njëjtë kudo lol,” tha ajo me shaka në rrjetet sociale.

Nuk është hera e parë që 32-vjeçarja, i ka veshur këto aksesorë të veçantë xhins. Julia më parë u shfaq në daljen e saj e veshur me një palë pantallona të prera xhins, ku pjesën e sipërme të pantallonave ajo e stiloi si një bust i cili mbulonte gjoksin e saj dhe pantallonat të cilat ishin me bel të ulët. Ky model u stilua nga vetë ajo dhe për këtë iu nevojitën vetëm një palë gërshërë.

Që kur përfundoi marrëdhënia e saj e cila zgjati vetëm një muaj me Kanye West, Fox ka vazhduar të jetë kryefjalë me stilin e saj të guximshëm.

 

E veshur me të brendshme dhe xhaketë xhins. Kështu del Julia Fox në publik kur shkon të bëjë pazarin (Foto)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook