Deklaratat e Ramës për policinë, vjen reagimi i parë nga opozita/ Salianji: Arkitekti i shkatërrimit dhe inkriminimit të saj. Ndryshimet kanë si objektiv goditjet selektive dhe…

Salianji

Pas deklaratave të Kryeministrit Rama për Policinë e Shtetit dhe emërimet e reja ka ardhur regimi i parë nga opozita. Deputeti i PD, Ervin Salianji me anë të një postimi në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me këto deklarata.

Postimi i plotë:

Edi Rama është arkitekti i shkatërrimit dhe inkriminimit të policisë së shtetit ashtu siç është dhe përfituesi kryesor i angazhimit të tyre abuziv në fushata elektorale për të grumbulluar vota në kurriz të shkallmimit të shtetit! Përdorimi i grupeve më të errëta të krimit të organizuar në këmbim të lehtësirave tē mēvonshme e ka paralizuar policinë e shtetit në rastin më të mirë dhe shpesh ka krijuar perceptimin që ska kufij por bashkim mes shtetit dhe mafias!

Arsyet e ndryshimeve në polici janë në funskion të këtij objektivi, të goditjes selektive, të përdorimit të policisë, të goditjes së kundërshtarit politik apo mediave që nuk kontrollon, të lehtësimit të grupeve kriminale duke ju treguar që dera qëndron e hapur, ka më shumë rëndësi për qeverinë që dera për krimin tē jetë më e hapur se dera për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë!

Deklaratat e Ramës për policinë, vjen reagimi i parë nga opozita/ Salianji: Arkitekti i shkatërrimit dhe inkriminimit të saj. Ndryshimet kanë si objektiv goditjet selektive dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook