Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se lidhur me çështjen Gërdeci në hetim është vetëm ish-ministri Mediu, në cilësinë e të pandehurit, i cili po ndiqet në gjendje të lirë. Hoxha tha se për këtë çështje nuk ka persona të tjera në hetim.
“Mediu ndiqet në gjendje të lirë. Është marr në cilësinë e të pandehurit nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për ngjarjet e Gërdecit. Deri tani kemi pasur 2 herë shtyrje afatesh dhe me sa di ka pasur edhe një shtyrje me afat 4 mujor. Por me çështjen Gërdeci është vetëm zoti Mediu dhe nuk ka persona të tjerë”, u shpreh Hoxha.