Dështon aksioni për kapjen e Ibrahim Licit. Dy javë më parë policia shqiptare në bashkëpunim me policinë turke ka pasur një informacion se Lici mund të fshihej në Turqi.
Për këtë arsye në bashkëpunim me policinë turke ka ushtruar kontroll në një banesë ku sipas informacioneve janë gjetur gjurmë të Licit, por i shumëkërkuari nuk është arrestuar. për këtë shkak autoritetet turke kanë kërkuar informacion dhe dosjen hetimore të Licit me qëllim që nëse e arrestojnë ta ekstradojnë në Shqipëri.
Për këtë arsye Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar prokurorisë së Shkodrës, vënien në dispozicion të dosjes së Licit.
Ibrahim Lici, djali i ish-këshilltarit bashkiak Mustafa Lici, dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, por edhe për bashkëpunim në ekzekutimin e Endri Mustafës në maj 2021.
Pas ngjarjes policia arrestoi Arsen Stojkun 29 -vjeç dhe Mislim Ramën 23 -vjeç, ndërsa kishte shpallur në kërkim Ibrahim Licin.
Të gjithë bashkë, referuar provave policore, dyshohet se morën pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 mars 2019 ne Shkodër.
Ibrahim Lici, figuron në listën e Interpol Tiranës me disa akuza të rënda.