Policia e Shkodrës jep informacion mbi ngjarjen e ndodhur në lagjen “Skënderbeg”.
Një konflikt i çastit mes një personi dhe dy vëllezërve ka përfunduar në përdorimin e armëve.
“Dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar” sqaron policia duke saktësuar se nuk ka persona të lënduar” informoi policia përmes një njoftimi të shpërndarë pak minuta pas mesnatës.
Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.