“Nuk ka bandit trim”, Berisha në takim me ekspertë të sigurisë: Kriminelët i trimërojnë padronët e tyre në politikë

Berisha 4

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me ekspertë e gazetarë në lidhje me çështjet e sigurisë, u shpreh se banditët i trimëron vetëm lidhja me politikën.

Ai u shpreh se sot bandat kudo kanë padronët e tyre politikë e kjo është e njohur e provuar e dokumentuar dhe ato pastaj kanë bërë e vijojnë të bëjnë ligjin.

“Shumë faleminderit për fjalët tuaja, propozimet dhe problematikat që ngritët. Mendoj se siç e shtruar ju këtu, alfa dhe elementi më i rëndësishëm për të shënuar një kthesë rrënjësore, në sigurinë e jetës, veprimtarisë dhe pronës së qytetarëve është këputja e lidhjeve të politikës me krimin. Ju jeni përballë në karrierën tuaj me banda nga më të rrezikshmet. Kurrë ato nuk përbëjnë një problem madhor për policinë nëse nuk kanë mbështetje politike.
Unë kam konceptin tim. Nuk ka bandit trim, ata i trimëron lidhja politike. Po të mos kenë lidhje politike, ata struken dhe nuk kanë ku të futen. Kjo u faktua, në mënyrë më të qartë në 18 muaj e parë të mandatit 2005-2009. Ajo ishte një periudhë ku bandat sundonin. Nuk ishin të pasura sa sot, por ishin agresive dhe ishin kudo. Ishin në Lushnje, veriun e Tiranës e kishin ata, ishin në Shkodër, ishin kudo.

Shkoja në Bruksel në këshillin e Atlantikut ët veriut, ambasadorë të vendeve të NATO-s. Shqipëria kishte emër aspak të mirë. Shkruheshin libra e hapeshin gazeta me mafian shqiptare. Beteja me bandat u fitua së pari u shkëput lidhja me politikën, e kjo ishte një kusht themelor për ti shpartalluar ato e për ti sjellë para ligjit.

Sot bandat kudo kanë padronët e tyre politikë e kjo është e njohur e provuar e dokumentuar dhe ato pastaj kanë bërë e vijojnë të bëjnë ligjin”, tha Berisha.

“Nuk ka bandit trim”, Berisha në takim me ekspertë të sigurisë: Kriminelët i trimërojnë padronët e tyre në politikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook