Liga e Kampioneve ka nisur sot rrugëtimin për sezonin 2022-2023 me ndeshjet e turit të parë të saj. Që në sfidat e sotme janë regjistruar rezultate mjaft interesante, por në shumë duele gjithçka mbetet e hapur për ndeshjet e kthimit.
Ajo që bie në sy është përballja mes kampionëve të Polonisë të Leç Poznan dhe Karabak, me skuadrën polake e cila triumfoi me shifrat 1-0. Ndërkohë, edhe Malmo e Suedisë fitoi në fushën e saj përballë Islandezëve të Vikingur, por jo me një rezultat bindës.
Shifrat 3-2 për kampionët e Suedisë lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit të javës së ardhshme dhe bëjnë që sfidat të ndiqen me shumë interes.
REZULTATET
Pjunik Jerevan-CFR Kluzh 0-0
Malmo-Vikingur 3-2
Ludogorets-Sutjeska 2-0
Ballkani-Zalgiris 1-1
Leç Poznan-Karabak 1-0
TNS-Linfilld 1-0
Shemrok Rovers-Hibernians 3-0
Shkupi-Linkoln Red Imps 3-0
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…