REPORTAZHI/ Demi në stërvitjen e Partizanit, presidenti e ka me Romeron: Thojini të dobësohet 10 kile

Partizani zhvilloi dje stërvitjen e parafundit në kuadër të përgatitjeve të ndeshjes së parë ndaj Saburtalos, që do të luhet më datë 7 në Gjeorgji, në qytetin e Gorit, në stadiumin “Tengiz Burjanadze”, duke nisur nga 18:00 me orën shqiptare. Stërvitja ishte programuar të fillonte në orën 19:00.

partizani demi

PRESIDENTI – Pak para startit, në ambientet e stadiumit ndodhi një vizitë “blic” e presidentit Gazment Demi, i cili ishte aty për t’i shprehur mbështetje të plotë skuadrës dhe stafit teknik. Ndryshe nga rastet e shkuara, këtë herë presidenti u duk shumë i interesuar me gjithçka ndodhte dhe kërkonte që gjithçka të shkonte në rrugën e duhur. I pozicionuar në hyrjen e tunelit të dhomave të zhveshjes, Demin e takoi e gjithë skuadra, mes tyre edhe përgatitësi i ri atletik, Marko Korali, i cili në të shkuarën ka punuar edhe me Juventusin.

Presidenti Demi kërkoi ta takonte 48-vjeçarin dhe i uroi suksese për aventurën e re në klubin e kuq. Pas kësaj, ai i kërkoi stafit të klubit t’i gjenin një shtëpi, ku Korali të akomodohej. Pas kësaj, presidenti kishte edhe një këshillë për Romeron. Mesfushori nuk ka ardhur në gjendjen më të mirë fizike dhe presidenti iu drejtua njerëzve pranë tij: “Thojini të dobësohet 10 kile”. Kjo kërkesë e presidentit me siguri do të jetë një shtysë më shumë që Romero të arrijë në formën e tij optimale fizike. Te Partizani synojnë që venezueliani të jetë gati rreth muajit tetor.

STËRVITJA – Pas një nxehjeje të lehtë, trajneri Mehmeti e mori skuadrën nën urdhrat e tij. Fillimisht lojtarët u angazhuan me lojëra me qëllim rritjen e entuziazmit dhe përmirësimin e saktësisë në pasime, teksa më pas gjithçka u bazua dhe u përqendrua te taktika. Trajneri kërkon një lojë ku ta dominojë kundërshtarin, por edhe ta kapë në befasi, falë shpejtësisë së lojtarëve si Cara apo Skuka. Mehmeti ishte shumë kërkues ndaj lojtarëve, teksa u kujdes shumë t’u shpjegonte në çdo detaj veprimet mbrojtëse dhe mënyrën se si skuadra do të mundohet të depërtojë në zonën e Saburtalos.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

REPORTAZHI/ Demi në stërvitjen e Partizanit, presidenti e ka me Romeron: Thojini të dobësohet 10 kile

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook