Tirana është duke menduar të ftojë tifozët për të ndjekur takimin mes bardhebluve dhe Dudelanzhit në “Selman Stërmasi”. Ashtu siç bëjnë edhe klubet e mëdha, te Tirana ka një ide, por që nuk është kristalizuar ende. Plani është që në stadium të vihet një ekran i madh, ku tifozët, nën ritmin e festës, të ndjekin takimin në Luksemburg.
Por ndërsa Tirana mbetet në fazën e planifikimit, Partizani është vënë në lëvizje dhe ka siguruar “shikimin publik” të sfidës me Saburtalo për tifozët e vet. Klubi i kuq ka bërë të ditur se këtë të enjte, Amfiteatri në Liqenin Artificial do të kthehej në një tribunë stadiumi.
“Për të gjithë ju sportdashës që nuk do të mund të jeni në stadium në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ekipin në aventurën evropiane, Klubi Partizani ju fton të ndiqni skuadrën e zemrës në Fan Zone-in e krijuar posaçërisht për tifozerinë e kuqe. Amfiteatri i Tiranës pranë Liqenit do të jetë vendi i rezervuar për ju për të ndjekur dhe mbështetur “Demat e Kuq” në prezantimin e parë zyrtar në Europa Conference League. Hyrja falas”, sqaroi klubi me një komunikatë të publikuar në rrjetet sociale.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…