Rikthimi i basteve sportive është në fokus të emisionit të sotëm “Open” në News24. Ish-deputeti i PS-së Fidel Ylli, një nga njerëzit që ka qenë kundër mbylljes së tyre dhe iniciues për rikthimin tha se bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha.
Ai tha se online po luhet më shumë se më parë dhe se me rikthimin synohet kontrolli i tyre nga shteti, jo privati.
“Që u mbyllën bënë mirë që u mbyllën, unë e kam votuar me dy duart. Zbrisje poshtë lokalit dhe kishte 15 lokale bastesh. Qeverisë i kishte ikur nga kontrolli situata. Luhet më shumë online se më parë. Unë vetë nuk luaj.
Baste ka në Francë, Gjermani, Angli, Suedi, Finlandë, në të gjithë vendet që janë pjesë e Europës ka baste. I kam të gjitha ligjet aty.
Të kontrollon sistemi. Sot luajnë me 20-30 mln në javë. Si është më mirë që këto para, para të pista, droge, krimi, i marrin i çojnë në Malajzi, 400 mln lekë i ikin shtetit shqiptar.
Kontrabanda është në të gjithë vendet e botës, mund të hapësh llogari fiktive, por ti mund të luash me 2-3-5 dollarë. Këto janë dëgjesa publike që ta informojmë opinionin publik pse i kërkon qeveria këto.
Bastet nuk i mbylli Enver Hoxha. Ne themi t’i kontrollojë shteti, jo privati dhe këto para t’ia japë rinisë, sportit që të kemi mundësi të mos luajnë fëmijët se do vërë kartën e identitetit, të mos luhen miliona para të pista.
Ai fund duhet të mbaronte se ishte një shpifësirë e madhe. Nuk do jenë më bastet nëpër sallone, ti do kontrollohesh se celulari jot ka lënë gjurmë dhe krimi ekonomik vjen nesër, ti ku i gjete lekët që po i vë bast. Unë po të tregoj ligjet europiane. Qeveria italiane nuk është e marrë. Bastet u mbyllën me sallone që rrinin me orë të tëra. Kontrabandën nuk e zhdukim dot se ka dhe kontrabandë nafte dhe cigaresh. Po them pse qeveria ma lejon një paketë që thotë të vret, që dëmton jetën e njerëzve. Pse alkooli që është haram lejohet. Janë fenomene që janë kontrolluar që në kohët e lashtësisë. Mos të luajnë njerëz që janë nën 18 vjeç dhe me shuma të mëdha parash”, deklaroi Ylli.