Një 27-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Tiranë dhe nuk është kthyer më, duke vënë në alarm familjen e tij.
Ka qenë babai i tij i cili i është drejtuar policisë për të kërkuar ndihmë.
“Më datë 25.10.2022, shtetasi S. N. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi K. N., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij’, thuhet në deklaratën e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.