Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një komunikim për mediat ku është prezantuar edhe paketa anti-krizë.
Gjatë këtij komunikimi Rama tha se indeksimi i pensioneve për këtë vit është 9.3%
“Dua të jem sa më i përmbledhur. Jam këtu për të detajuar pjesë të caktuara të paketës anti-krizë. Ajo është konceptuar i një mbështetje afatmesme dhe jo e përkohshme. pra e kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme se kur e ka fundin. Angazhimi është t’u japim njerëzve tanë një mbështetje afatmesme.
Do të kemi një indeksim të pensioneve të llogaritur me normën e indeksionit. Kjo do të ndodhë edhe për persona me aftësi të kufizuara, do të bëjmë një ndërhyrje me 7.5% për të gjithë Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë për gratë kryefamiljare me dy fëmijë”, tha ai.