Arrestohet në Vlorë Adriatik Budani i dënuar në Itali me 15 vite burg. Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana, organizuar operacionin e koduar “Poro”, duke lokalizuar 52-vjeçarin, me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.
“Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.