E BUJSHME/ Monza me objektiva të qarta në merkato, Berluskoni dhe Galiani duan sulmuesin e Interit

Monza dëshiron të përforcojë kontingjentin e saj për të qenë konkurruese sezonin e ri futbollistik në Serinë A.

XHEKO 1

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, përveç interesit të shfaqur për ish-kapitenin e Interit, Mauro Ikardi tashmë Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani kanë hedhur sytë te sulmuesi zikaltër, Edin Xheko.

Klubi i sapo ngjitur në Serinë A prej kohësh është vënë në kërkim të një sulmuesi me peshë që të garantojë gola në elitën e futbollit italian dhe së fundmi listës së gjatë i është shtuar edhe boshnjaku 36-vjeçar, i cili ka edhe një vit kontratë me Interin.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Interit, Edin Xheko u aktivizua gjithsej në Serinë A në 36 ndeshje ku arriti ta tundë rrjetën 13 herë dhe duke asistuar 6 herë për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

E BUJSHME/ Monza me objektiva të qarta në merkato, Berluskoni dhe Galiani duan sulmuesin e Interit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook