Flamurtari vazhdon “pazarin” te Korabi, gati akordi me mesfushorin 24-vjeçar

Misioni “Superiore” arrihet prej ekspertëve të… Kategorisë së Parë.

REDON RAZA

Edhe pse parashikojnë të afrojnë emra “big” të futbollit shqiptar, jashtë vëmendjes nuk janë lënë më të mirët e ligës ku do të militojnë.

Dhe kjo jo pa shkak, pasi ata e njohin më së miri atë që i pret dhe, mbi të gjitha, njohin terrenet.

“Panorama Sport”mëson se Flamurtari është pranë akordit edhe me Redon Razës, 24-vjeçarin që sezonin e ka mbyllur te Korabi.

Vlonjatët mendojnë se mesfushori ka disa cilësi që do t’u bëjnë punë. Është ky shkaku që kanë nisur bisedimet dhe gjasat janë që ai të bindet.

REDON RAZA 1

Gjithë karrierën e tij si profesionist ka përqendruar në vendlindje, atje ku luan prej 2017- ës. Drejtuesit pasi kanë parë disa video të lojtarit, janë bindur dhe kanë vendosur që ta kontaktojnë. Në ditët në vijim pritet që të ketë zhvillime për transferimin e tij në Vlorë.

Klubi ka afruar deri më tani portierin Ariol Kaloshi dhe mbrojtësit Sokol Neziri e Ronald Disha. Vetëm Neziri vjen nga elita, ndërsa të tjerët nga Kategoria e Parë. Megjithatë, vlonjatët po bëhen gati të “peshkojnë” te Laçi.

Ata ëndërrojë Mentor Mazrekajn dhe Renato Malotan, të cilët momentalisht janë të angazhuar me kurbinasit në Europë. Edhe Kreshnik Uka mbetet në listën e dëshirave, por pengesë po bëhet Prishtina.

Priten edhe afrime të tjera, ndërsa drejtuesit po tregohen shumë diskretë në lëvizjet që po kryejnë. Në plane janë edhe pesë të huaj, brazilianë dhe afrikanë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Flamurtari vazhdon “pazarin” te Korabi, gati akordi me mesfushorin 24-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook