Me 10 kg marijuanë në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali, i sekuestrohen dhe 1800 euro

Policia Itali

Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar me drogë. Shqiptari me banim në Pistoia u ndalua në unazën veriore të Pratos, pasi ishte nën vëzhgim prej disa kohësh nga seksioni i Antidrogës i ekipit të lëvizshëm, nisur nga historia e tij dhe përfshirja e tij në tregtimin me shumicë të kanabinoideve.

Hetuesit ndaluan makinën e tij, teksa shqiptari pas një kërkese për të ndaluar mjetin për kontroll, tentoi të arratisej. Agjentët megjithatë arritën ta pengonin me një makinë shërbimi.

Kështu nisën kontrollet personale dhe ato të automjeteve: në bagazhin e makinës u gjetën dy çanta me 18 mbështjellës celofani të mbyllura me nxehtësi dhe brenda rreth 10 kilogramë marijuanë. Gjithashtu, burrit iu gjetën edhe 1800 euro para cash, një shumë e cilësuar si të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Për të arrestuarin për qëllime shpërndarjeje droge është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

Me 10 kg marijuanë në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali, i sekuestrohen dhe 1800 euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook