“Nuk mendoj se Tirana e shtyu me plan festën për derbi”, Gega jep sinjale lamtumire nga Korça: Duhet që gjërat të shkojnë paralel

Skënder gega nuk mendon se Tirana ka bërë me plan gjërat që ndeshja e titullit të jetë pikërisht në derbi ndaj Partizanin. Trajneri i Skënderbeut, i cili u shpall kampion me të kuqtë pikërisht në derbi, ka folur për këtë përballje në “SuperSport” por edhe për sfidën e fituar nga Skënderbeu i tij, duke bërë të qartë se po mendonte largimin nga skuadra në fund të edicionit.

gega

“Tani mora vesh rezultatin e Tiranës, në mënyrë absolute nuk mendoj që ka pasur plan. Shkëputja prej kohësh e Tiranës ndoshta ka bërë të ulet marshi, futbolli i pranon të gjithë rezultatet. Ndoshta për koincidencë ka mbërritur te ndeshja me Partizanin, por është një ndeshje e hapur.

Që në momentin e parë kur kam ardhur, opinioni sportiv e ka parë të vështirë dhe me të drejtë se ekipet rivale si Kastrioti e Egnatia bënë një hap shumë, shumë të madh. Edhe unë vetë nuk isha përgatitur për këtë. Por përjashto ndeshjen me Tiranën që ka qenë një ndeshje e dobët që nuk kishim shans për t’iu afruar fitores, pjesa tjetër në të gjitha kam qenë i kënaqur me performancën. Kemi pasur mundësi që me pak fat kemi shpërdoruar raste, kemi pasur probleme me mungesat, sot ishte hera e parë që kanë luajtur dy sulmuesit bashkë. Kam insistuar dhe ndoshta ka qenë gjëja më e lodhshme për mua që t’i motivoj e t’i shtyj të jenë të ndërgjegjshëm që të jenë fair play, por edhe e ndershme të ndalin nga stadiumi jo vetëm për pikë por për atë që japim në fushë.

Në Kategorinë e Parë janë qytete të mëdha, me histori, kanë infrastrukturë ndoshta më të mirë se në Superiore aktualisht. Nuk është problemi im, erdha te Skënderbeu për këtë moment të vështirë, erdha me dëshirë, doja të kontribuoja që ky klub e qytet të mbijetojë. Por gjërat u rrokullisën, me presidentin Takaj kemi afrimitet, jemi të hapur, të shohim. Duam të përfundojmë ndeshjet, të jemi të qetë, edhe unë kam projekte, kam hapur akademi, dua të shoh investimin që kam bërë. E kam thënë që është profesion që nuk kam kompleks që të punoj në çdo lloj kategorie, por gjërat duhet të shkojnë paralelisht.

Unë do e mbyll misionin tim në ndeshjen e fundit, do të bëjmë analizë, do të shohim me qetësi e dashamirësi, pa hequr pjesën e gjykimit. Unë nuk kam lindur trajner, jam bërë. As nuk kam lindur kampion, jam bërë. Më vjen keqardhje për këtë qytetet, kush ka ardhur në Korçë e di që është shembull për mirë dhe më vjen keq që gjithë këto fusha nuk do të kenë interesin dhe zbrazëtinë që nuk duhet ta ketë një klub si Skënderbeu. Vetëm në ndeshjen e fundit do të ulemi me presidentin dhe do të flasim me qetësi, do të kontribuojmë në të gjithë mënyrat që gjërat të shkojnë mirë. Duhet të jemi shembull”, tha Gega.

Arena e Lajmit


“Nuk mendoj se Tirana e shtyu me plan festën për derbi”, Gega jep sinjale lamtumire nga Korça: Duhet që gjërat të shkojnë paralel

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook