Transferimi te Barcelona në rrezik, Levandovski mund të qëndrojë te Bajerni për shkak të… Ronaldos

Në rast se transferimi i Kristiano Ronaldos nga Barcelona shndërrohet në një mision serioz, atëherë ëndrra e Robert Levandovskit për të veshur fanellën e katalanasve këtë verë do të vihej seriozisht në dyshim. Takimi i presidentit të Barçës, Joan Laporta, me menaxherin e sulmuesit portugez gjatë një darke, ku Zhorzh Mendesh i ka ofruar edhe sulmuesin e Mançester Junajtidit, e ka trembur polakun, i cili është në luftë të hapur me drejtuesit e Bajernit për t’u larguar nga Mynihu këtë verë me destinacion vetëm “Camp Nou”-n.

535353

Mendesh dhe Laporta kanë diskutuar për modalitetet e transferimit të 37-vjeçarit në La Liga, ndonëse fokusi i tyre i deritanishëm për sulmin ishte sulmuesi 33-vjeçar i kampionëve të Gjermanisë. Deri tani, Barcelona kishte bërë tri oferta për polakun te Bajerni, duke mbërritur deri në shifrën e 40 milionë eurove, plus 5 milionë bonuset. Por në të gjitha rastet, drejtuesit e klubit gjerman i kanë refuzuar, teksa këmbëngulin se numri i tyre 9 ka edhe një vit kontratë në “Allianz Arena”.

Edhe pse trajneri Ksavi e ka identifikuar Levën si objektivin e tij kryesor për sulmin sezonin e ardhshëm, futja e Ronaldos në skenë mund të ndryshojë çdo plan dhe nuk është e pamundur që polaku të vazhdojë të luajë në Mynih edhe këtë sezon. Drejtuesit e Bajernit kanë ngrirë marrëdhëniet me Barçën për shkak të Levës dhe po refuzojnë që të negociojnë. Komunikimi është kufizuar vetëm me mesazhe dhe me email-e.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Transferimi te Barcelona në rrezik, Levandovski mund të qëndrojë te Bajerni për shkak të… Ronaldos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook