Simeone i bën nder Interit, Atletiko i ofron zikaltërve zëvendësuesin e Skriniar

Atletiko e Diego Simeones për momentin është e stopuar në merkaton e transferimeve për shkak të situatës financiare që e ka detyruar klubin të orientohet drejt shitjeve të disa prej futbollistëve që ka në skuadër. Mbrojtësi Mario Hermoso duket të jetë njëri prej tyre, me raportimet e fundit që thonë se kartoni i tij i është ofruar edhe Interit nga ana e klubit spanjoll.

867868

Raportimet nga “Calciomercato.com” tregojnë se 27-vjeçari i është ofruar zikaltërve nga ana e Atletikos duke parë situatën e Milan Skriniar i cili duket të jetë pranë një transferimi te PSG-ja, me klubin francez që po punon për mbylljen e marrëveshjes.

Interi nga ana tjetër është duke e shqyrtuar këtë opsion, por duke i dhënë prioritet mbrojtësit brazilian të Torinos, Gleison Bremer, i cili është alternativa e parë në listën e drejtuesve të Interit për të zëvendësuar Skriniar.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Simeone i bën nder Interit, Atletiko i ofron zikaltërve zëvendësuesin e Skriniar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook