Debati në Kuvend për ‘Prestige’/ Deputetja e PD replika me ministrin e Drejtësisë: Punonjësit e resortit i treguan të gjitha, veç dashnoret s’jua nxorën!

Ackaa

Shembjet e paligjshme në Prestige Resort u bënë objekt diskutimi edhe në seancën e sotme të Kuvendit. Deputetja e PD-së, Flutura Açka replikoi me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ku pohoi se punonjësit e resortit nuk i lanë pa përmendur vetëm të dashurat eksponentëve të maxhorancës.

Açka tha se me atë resort mbahet një media shumë prestigjioze që nuk e ka ulur asnjëherë shpinën.

“Të lutem zonjë, shko atje të lahesh në pishinë, se nuk kam fjalë me ty.”, tha Manja.
Ndërkohë Accka ia kthehu duke shtuar se: “Nëse kam ndërhyrë nga vendi kërkoj ndjesë, por ju tërheq vëmendje, në kohën që u ul zonja Zhupa pasi foli, Rama është tallur 10 minuta dhe ka bullizuar 10 minuta deputeten. Ku e gjen ky njeri kurajën të flasë nga vendi dhe madje të mos i bëni asnjë vërejtje. Ka mundësi ti bëni një vërejtje atij njeriu?

Ministri nuk ka fare pse të më përmendë pishinat, kur në fakt e thanë vetë punëtoret e resortit që kanë qenë aty njerëzit tuaj, vetëm që nuk ju treguan dashnoret, të gjitha i treguan, e lanë vetëm kafshuan gjuhën tek dashnoret. Para se të më përmendë mua pishinat, unë kam qenë atje si kryetare e komisionit të medias. Me paratë e atij resorti mbahet një media shumë prestigjioze në Shqipëri, ndër të vetmet që nuk e ka ulur shpinën para publikut. Ndaj kur të flisni për mua ejani me fakte, se ku lahem unë është çështja ime, por kur të keni fakte publike ejani.”.

Debati në Kuvend për ‘Prestige’/ Deputetja e PD replika me ministrin e Drejtësisë: Punonjësit e resortit i treguan të gjitha, veç dashnoret s’jua nxorën!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook