Një 63-vjeçar është qëlluar me levë në kokë ditën e sotme në qytetin e Përmetit pas një konfllikti që ka kaluar deri në përdorimin e dhunës.
Raportohet se 33-vjeçari i plagosur është Kosta Xhallo, ndërsa mësohet se ai është goditur me levë në kokë dhe në shpinë vetëm 100 metra larg Komisariatit të Policisë.
Si pasojë e plagëve të marra, i plagosuri shtë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërsa pritet që persona të tjerë që kanë marrë pjesë në konflikt të dërgohen drejt spitalit gjithashtu.
Njoftimi i policisë:
Përmet/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, janë konfliktuar me sende të forta, shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit K. Xh., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K. Xh., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit