Mbrojtësi i kombëtares spanjolle, Markos Alonso nuk dëshiron të qëndrojë më në Angli dhe është gati të kthehet në Spanjë. Ai e ka vendosur edhe klubin e ardhshëm me të cilin do të luajë. Bëhet fjalë për Barcelonën.
Për 12 vjet me radhë ai ka luajtur jashtë Spanje me Boltonin, Sandërlendin e Çelsin në Premier. Por tani po planifikon kthimin në shtëpi. Sipas gazetës “Mundo Deportivo” pritet që mbrojtësi i Çelsit t’i paraqesë një kërkesë për largim klubit për t’u transferuar në Spanjë tek Barça.
Markos Alonso ka dhe një vit kontratë me blutë. Në karrierën e tij me londinezët ai numëron 6 trofe të fituar mes të cilave një Premier, një Champions, një Europa Ligë.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…