Tirana ka një supershans për të shkuar në fazën e grupeve të Konferencë Ligës. Ama mundësia e madhe vjen nëse bardheblutë kualifikohen të paktën në një tur në Champions League. Më pas rruga për ta është e shtruar me tapet të kuq deri në “play off”-in e Champions-it.
NËSE KUALIFIKOHET
Tirana, nëse kualifikohet në turin e dytë të Championsit, e ka shumë më të thjeshtë jo vetëm që të bëjë para, por edhe të shkojë në fazën e grupeve të Europa League ose Konferencë Ligë. Supozojmë që bardheblutë janë në turin e dytë të Champions-it, pasi kanë eliminuar Dudelanzhin. Edhe nëse eliminohen në turin e dytë të Ligës së Kampioneve ata fitojnë edhe dy mundësi të tjera. Me eliminimin nga turi i dytë i Champions-it, Tirana hidhet në turin e tretë të Europa Leagues dhe luan me një kundërshtar brenda vazos së kampionëve. Nëse fiton, shkon në “play off”-in e Europa League dhe nëse fiton edhe “play off”-in, shkon në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Nëse Tirana humbet në turin e tretë të Europa League ajo kalon në “play off”-in e Konferencë Ligës dhe luan edhe një mundësi tjetër për fazën e grupeve të kompeticionit tjetër.
TURI I TRETË
Fantastike do të ishte që Tirana të kualifikohej në turin e tretë të Champions-it. Më pas edhe nëse eliminohej ajo do të kalonte në “play off”-in e Europa League. Nëse humbiste “play off”- in e Europa League ajo automatikisht do të shkonte në grupet e Konferencë Ligës.
“PLAY OFF”-I
Në këtë rast fjalët do të ishin të tepërta. Tirana automatikisht kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League.
NËSE ELIMINOHET
Kështu Tirana luan në turin e parë me Dudelanzhin dhe nëse eliminohet, kalon në turin e dytë të Konferencë Ligës, ku ka tashmë kundërshtarin e zbuluar dhe normalisht për të shkuar në fazën e grupeve, duhet të fitojë në turin e tretë dhe “play off”.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…