Debati për votimin/ Tabaku: Mos abuzoni! Duhen dëgjuar të gjithë deputetët, Balla: Nuk ka Parlament në botë që nuk i dalin 8 orë

Tabaku

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përplasur në Kuvend me deputeten e PD Jorida Tabaku, në lidhje me mbajtjen e votimit pa mbaruar dikskutimet.

Tabaku u shpreh se ka qenë kërkesë e përsëritur e opozitës për të dëgjuar të gjithë kolegët përpara nisjes së votimit, në shenjë respekti ndaj kolegëve.

Taulant Balla deklaroi se kjo çështje do të adresohet në Konferencën e Kryetarëve.

Balla: Mondi bërtit sa të duash se s’më bën përshtypje fare. Edhe në dy sesionet e kaluara kemi votuar me një orë fiks, natyrshëm që ka pasur kërkesë nga kolegë të opozitës dhe kryetarja e ka ngritur si shqetësim për rikthimin e votimit me elektronikë, por në kushtet edhe të ecurisë së votimit edhe konsultimet me Sekretariatit, kjo është metoda. Duhet të ndalemi në Konferencën e Kryetarëve që të jetë një kohë e përcaktuar për deputetët e pavarur brenda limitit 8 orë. Nuk besoj se ka parlament në botë që nuk i dalin 8 ore për të diskutuar për dy çështje.

Tabaku: Ka qenë kërkesë e përsëritur e opozitës për të dëgjuar të gjithë kolegët. është abuzim të thuhet se është vendosur një orar për të ndërprerë fjalën kolegëve.
Është abuzim të thuhet se duhet të kalonte në komision dhe nuk kaloi. Justifikimin e për konferencën e Kryetarëve mos e përdorni.
Në mënyrë të përsëritur kemi kërkuar që votimi të bëhet në fund pasi të dëgjohen të gjithë kolegët dhe të mos votohet me sallën bosh.

Debati për votimin/ Tabaku: Mos abuzoni! Duhen dëgjuar të gjithë deputetët, Balla: Nuk ka Parlament në botë që nuk i dalin 8 orë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook