Deputeti Tritan Shehu, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se prioritet për qeverinë duhet të jetë energjia dhe ndihma ndaj shtesave në nevojë.
Ai shtoi se bujqësia duhet të marrë një ndihmë reale, pasi pas pak muajsh do të jetë shumë vonë.
“Sukses i paparë ekonomia jonë shkëlqen, borxhi është ulur me mirë se kaq nuk ka. Kjo është mrekulli e paparë. Nëse diskutojmë me këtë gjuhë kot që merremi me ekonomi, në Shqipëri në këtë krizë ka qenë mundësia të mblidhen edhe më shumë lekë se me këto që mburren këto. Ka ardhur vjeshta është momenti me oportun për të bëjë një akt normativ. Akti të vetmen pozitive ka qen paratë e mbledhura përdoren për të ulur deficitin buxhetor.
Çdo e ardhur tepër, gjysma shkon për të ulur borxhin, ky ka qenë principi nuk është trimëri, është detyrim. Nuk është çudi që paratë të merreshin e të shpërndaheshin në PPP. Do merrnin ca kritike nga FMN por s’do ishte problem i madh.
Pjesa tjetër që do të shpërndahet, 130 milionë, 110 milionë euro. Këto janë paratë rreth të cilave po thuren lavde që do na shpëtojnë. Mirë që janë dhe po shpërndahen, por keq që këto… unë do jua çoja shtresave në nevojë që të jetë realisht ndihmë jo lëmoshë. Kjo ka një diferencë të madhe. Kjo që japim ne është lëmoshë.
Zhurma duhej reduktuar dhe duhej bërë kjo. Halli është se kemi parë ca probleme të mëdha, çështja e energjisë, as një qartësi si do ti dali përpara problemeve të energjisë, ka marrë një program që kishim për fashat dhe nga 2 fish e bëri 4 fish. Kjo është kërcënim për kursim por nuk është kjo mënyra si zgjidhen problemet.
Teci i Vlorës ka dalë si balenë e ngordhur prej kaq vitesh dhe tani del një skemë tjetër ndërsa ne na mungon gazi. vetëm mendjet e Shqipërisë mund ti bëjnë të tilla gjëra.
Ballkani i Hapur: Më kujton miqësinë me Kinën kur vjen një vapor e shkarkohej çfarë gëzimi. Tani gëzojmë se në Beograd po pihet vera shqiptare. Në princip Ballkani i hapur ka problem se jemi prishur me vëllezërit tanë. Rruga e Arbrit, ballkani i Hapur duhet të ishte që të kishte efektivitet paratë e harxhuara.
Si qenka Ballkani i hapur se kemi kulinari, ne e kemi më të mirë. Gjykoj që s’kemi nevojë për Bllakanin e Hapur se kemi Berlinin që ishte më i gjerë. Duhet të merremi me gjerat serioze që ka Ballkani, kemi porta për të çelur me fqinjët në pikëpamjen ekonomike. Energjinë ta kemi prioritet në çdo qindarkë tepër, ndihmë konkrete për bujqësinë sepse më pas do të jetë vonë.
Kursim do të thotë ti mbledhim paratë sepse një pjesë e këtyre vijnë nga tabela atje”, tha Shehi.