Nuk u shpëtoni dot paragjykimeve kur jeni përballë këtyre shenjave të horoskopit

Luani
Kjo shenjë, përfaqësohet nga luani- mbreti i kafshëve- dhe jo më kot konsiderohet edhe si mbreti i zodiakut. Ata e adhurojnë vëmendjen dhe vdesin të kenë fansa, gjë e cila dashje padashje i bën të jenë kritikë apo paragjykues ndaj të tjerëve. Janë ambiciozë dhe pretendojnë të zënë vendin e parë. Disa njerëz të shenjës së Luanit mund t’i gjykojnë të tjerët edhe thjesht për të fshehur më mirë pasiguritë e veta.

Virgjëresha
Pyesni këdo që beson dhe është brenda botës së horoskopit se kush është shenja që gjykon më shumë dhe ta keni të sigurtë se përgjigjja e parë do të jetë: Virgjëresha! Si shenjë perfeksioniste, Virgjëresha konsiderohet si më kritikja e zodiakut. Duket sikur kanë gjithmonë gjithçka nën kontroll. Duke qenë se planeti i tyre udhëheqës është Mërkuri kjo shpjegon dhe mprehtësinë e tyre. Të gjitha këto e bëjnë të ketë tendencën për të qenë më paragjykues dhe kritikues se të tjerët. Sidomos për njerëz që i konsiderojnë më pak inteligjent se veten.

Bricjapi
Bricjapi, duke qenë se udhëhiqet nga Saturni ka shumë punë dhe disiplinë në botën e tij prandaj tentojnë të jenë të rezervuar, seriozë dhe intimidues. Janë shumë të mirë në menaxhimin e emocioneve dhe kjo i bën shumë të vështirë për t’u lexuar. Ti s’e kupton dot kurrë çfarë ata po mendojnë vetëm duke i parë në fytyrë. Bricjapët ngrenë mure shumë të lartë rreth zemrës së tyre dhe janë shumë selektivë kur vjen puna tek shoqëria dhe dashuria. Rrjedhimisht kjo i bën gjykues shumë të mirë para se t’i lënë njerëzit t’i afrohen.

 

Revista Psikologji/

Nuk u shpëtoni dot paragjykimeve kur jeni përballë këtyre shenjave të horoskopit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook