Pavarësisht se ekipet i kishin dërguar që me datë 1 korrik, UEFA ka zgjedhur t’i publikojë vetëm ditën e djeshme lojtarët e përzgjedhur nga trajnerët e Partizanit dhe Saburtalos për ndeshjen e parë të raundit eliminator të Ligës së Konferencës. Te Partizani, ashtu siç pritej, nuk ka surpriza. Hoxha mungon për shkak dëmtimi, teksa pjesa tjetër e skuadrës është tërësisht gati për ndeshjen me gjeorgjianët.
Trajneri i Partizanit ka përzgjedhur 23 lojtarë për këtë sfidë. Në portë janë Teqja, Rexhepi dhe Laroshi, teksa në mbrojtje janë emrat e zakonshëm. E reja është rikthimi i Saliu Sembene, i cili nuk ishte në fazën përgatitore për shkak të mungesës së vizës. Mehmeti i ka dhënë shansin të fitojë eksperiencë edhe 19-vjeçarit Paulo Buxhelaj.
Në mesfushë të rikthyerit janë Matondo dhe Maget. Afrikanët nuk kanë kryer fazën përgatitore me skuadrën, por duken gati për të ndihmuar. 19-vjeçari Spahiu ka fituar gjithashtu një “biletë” për në Gjeorgji. Në sulm janë treshja e deklaruar dhe i riu Xhafer Hodo.
SABURTALO – Ndryshe nga çfarë pritej, Saburtalo ka surprizuar jo pak me listën e lojtarëve të thirrur për t’u ndeshur me Partizanin mbrëmjen e nesërme, në orën 18:00. Skuadra nga Tbilisi është përballur me disa largime në javët e fundit, teksa ende nuk kanë nisur afrimet në seri në merkato. Ky fakt e ka vënë në vështirësi trajnerin Lasha Nozadze për të ndërtuar një ekip të plotë në ndeshjen e nesërme.
Nëse Mehmeti ka grumbulluar 23 lojtarë te Partizani, Saburtalo i sfidon “demat” me vetëm 17 futbollistë. Në dispozicion të Nozadze do të jenë dy portierë, 7 mbrojtës, 4 mesfushorë dhe po aq sulmues. Tashmë numri i zëvendësimeve është 5 lojtarë dhe në rast të lëndimit të ndonjë futbollisti, Saburtalo do të kishte shumë vështirësi për të freskuar skuadrën gjatë ndeshjes.
Ky është pa dyshim një avantazh për Partizanin, që veçanërisht në pjesën e dytë të ndeshjes duhet të shfrytëzojë faktin që Saburtalo mund të jetë e lodhur prej zëvendësimeve të pakta. Gjithsesi, gjithçka është në kuadrin e parashikimeve, sepse nuk është aspak çudi që Saburtalo të tregojë nivel të lartë fizik dhe të dominojë të kuqtë në këtë aspekt.
LISTA E SABURTALOS
PORTIERË
TORNIKE MEGRELISHVILI
LUKA LEZHAVA
MBROJTËS
SABA MAMATSASHVILI
GIORGI LATSABIDZE
GIORGI JGERENAIA
IURI TABATADZE
LEVAN KAKUBAVA
JEMAL-GIORGI JINJOLAVA
GIA CHADUNELI
MESFUSHORË
BAKAR KARDAVA
LEVAN NONIKASHVILI
GEGI GEGUÇADZE
BENEDIK MIOC
SULMUES
GURAM GOSHTELIANI
IRAKLI SIKHARULIDZE
JULIO VINICIUS
LUKA KOKOSADZE
TRAJNER
LASHA NOZADZE
DENIS LALA – Arena e Lajmit
Loading…
Loading…