Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen 4 në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Mikel Steriopulli. Bombola e gazit ishte vendosur në ballkonin e banesës.
Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale. Arritja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe nuk mori përmasa.
Arena e Lajmit